Google ADS

Dani Alves është i “çmendur”, heq kapakun e shishes me organin gjenital

18:26 | 15 Korrik 2019
Arbresh Info

Të gjithë yjet botëror të sporteve të ndryshme janë bërë pjesë e sfidës “bottle cap challenge”, që konsiston në heqjen e kapakut së një shisheje duke e goditur në ajër me shqelm.

Së fundmi, këtë sfidë e ka provuar edhe mbrojtësi brazilian, Dani Alves.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Alves shihet duke e hequr kapakun e shishes me organin gjenital.

https://www.instagram.com/p/Bz8MNR1lE2t/

Alves momentalisht është në pushime, pas suksesit me Brazilin ën Kupën e Amerikës.

Ai gjithashtu është në kërkim të një skuadre të re, pasi i dha fund aventurës 2-vjeçare me PSG-në.

36-vjeçari është lojtar i lirë dhe ka premtuar se ka ende për të dhënë. Raportohet se ai kërkohet nga Interi, Manchester City, por lidhet edhe me një rikthim të mundshëm edhe te ish-skuadrat, Juventus apo Barcelona.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme