Edhe këtë vit Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë do të prezantohet në festivalin “Eurovison” me një këngëtare.
Jana Burčeska është triumfuesja e “Shkup Fest”, e cila do të përfaqësojë vendin e saj me këngën “Dance Alone” në festivalin evropian, i cili këtë vit mbahet në Kiev të Ukrainës.
Maqedonia këtë vit paraqitet në natën e dytë gjysmëfinale të festivalit, në datën 11 maj 2016, transmeton Telegrafi.
“Dance Alone” është punuar me muzikë dhe tekst nga Alex Omar, Florence, Bobi-Leon Milanov dhe Joacim Persson.
Ky i fundit ka qenë njëherit edhe kompozitor i këngës “Autumn Leaves”, me të cilën Maqedonia u paraqit në vitin 2015 në ‘Eurovision”, gjersa ishte poashtu edhe një nga kompozitorët e “If love of was a crime” të këngëtares Poli Genova, e cila përfaqësoi Bullgarinë dhe u rendit hiq më pak se në vendin e katërt vitin e kaluar.
Klipi i këngës paraqet një grua në moshë të pjekur, e cila ‘kthehet prapa” në kohë duke kujtuar momentet kur ajo ishte e re, përmes realitetit virtual.
Regjisor i klipit është Sergey Zhelezko, një regjisor i ri nga Rusia.
Duke qenë se këngëtarja ka bashkëpunuar me disa nga kompozitorët e Poli Genovas (këngëtarja më e suksesshme nga Ballkani vitin e kaluar në “Eurovision”), këngëtarja maqedonase ka menduar që të bashkëpunojë me edhe po me të njëjtin ekip sa i përket anës artistike, për të sjell një performancë të bukur në skenë.
Mbetet të shihet se si do të jetë kësaj radhe prezantimi i Maqedonisë në festivalin evropian, pas këngëtares Kaliopi, e cila përkundër performancës së mahnitshme me këngën “Dona”, nuk arriti të kualifikohet për në finalen e “Eurovision 2016”.
Guardiola “ankohet” se nuk ka lojtarë, City i ga...
Kurti për Ditën e Veteranëve bëri nderime te Kompleksi Memor...
Mot i keq në Mbretërinë e Bashkuar, anulohen festimet për na...
E rëndë në Durrës, 82-vjeçari gjendet i masakruar në banesën...
Rrëfimi tundues i Xhenetës për braktisjen nga nëna, dhunën n...
Assesi të këndellet United, pëson humbje edhe nga Newcastle