Dan Bilzerian pësoi dy sulme në zemër, shkak kokaina dhe viagra

12:18 | 27 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Dan Bilzerian jeton një jetë që shumë njerëz e lakmojnë.

E këtë mund ta shohim edhe nga faqja e tij në Instagram që ka 22.6 milionë ndjekës, ku ai shfaq jetën e tij superluksoze, transmeton portali arbresh.info

Por, një jetë e tillë nuk është edhe aq e shëndetshme, pasi që ai pi alkool e drogë dhe shoqërohet me shumë femra tërë ditën.

https://www.instagram.com/p/BVz9ln-Fzkz/

Kjo gjë gati i mbyti atë, dy herë.

Duke folur për Graham Besinger në një intervistë Dan përshkroi katër ditë me alkool dhe drogë, që e çuan në prag të vdekjes.

Kur i kishte 25 vjet ai e teproi me festë dhe përfundoi në spital, ku mjekët i thanë se kishte pësuar sulm në zemër, të nesërmen prap kishte një sulm të ngjashëm, të cilit fatmirësisht sërish i mbijetoi.

Por, jo gjithherë mund t’i ikësh vdekjes nëse tërë kohën e provokon me drogë dhe alkool./Arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BOBXnF7jyfR/

https://www.instagram.com/p/BMo-4yBjkcn/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme