Spektakli nisi me një njoftim jo të këndshëm për banorët, por mbi të gjitha për Damiano, për të cilin Big Brother vendosi që ai duhet të dalë nga shtëpia, pasi ka thyer rregullat bazë.
Banorëve i mbërriti një zarf i zi ditën e enjte, ku thuhej se një prej banorëve ka shkelur rregullat bazë të këtij “reality show” mbrëmjen e spektaklit do të mësohej vendimi.
Banorëve iu shfaq një video me rregullat e thyera nga Damiano. Së pari, një vajzë u paraqit pranë redaksisë së Big Brother si e dashura e tij. Ajo tha se ata kishin rënë dakord që Damiano do të paraqitej si beqar. Atyre ju shfaq edhe një video e publikuar nga një miku i Damianos e bërë vetëm pak ditë para nisjes së Big Brother, por askush nuk duhet të dinte për hyrjen në shtëpi. Gjithashtu është vërtetuar edhe se gjatë qëndrimit në hotel, ai ka komunikuar me telefon dhe kjo ishte një shkelje tjetër.
Arbana lexoi zarfin e mbërritur për Damianon ku thuhej: “Big Brother është një realit show i vërtetë dhe korrekt. Big Brother duhet ti garantoje publikut që voton transparencën e konkurrentëve brenda në shtëpi. Për sa i përket konkurrentit Damiano, nuk e kemi më garancinë e kësaj transparence, prandaj Damiano duhet të dalë nga shtëpia”.
Por ai ishte çift me Armelën dhe në bazë të rregullave të lojës, së bashku me Damianon nga shtëpia largohet edhe ajo./Big Brother
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...