Google ADS

Dalin në shitje bluzat e dizajnuara nga Dua Lipa për të ndihmuar Shqipërinë

10:34 | 4 Dhjetor 2019
A. B.

Kanë dalë në shitje bluzat që janë dizajnuar nga Dua Lipa, fitimet nga shitjet e të cilave do të shkojnë për të ndimuar të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është një prej personazheve të njohur të ekranit që është duke mbledhur fonde për t’ju ardhur në ndihmë shqiptarëve.

Këngëtarja ka treguar se ka zgjedhur të mbledhë të ardhura nëpërmjet shitjes së një bluzave që tregojnë edhe kauzën e vendit tonë.

Pak më parë Dua ka zbuluar edhe dizajnin e bluzës, e cila duket të jetë bërë me kujdes. Në pjesën e pasme qëndron emri i këngëtares dhe më poshtë krijohet një rreth me fjalët : Pray for Albania (Lutuni për Shqipërinë).

Kjo bluzë shitet për 45 dollarë dhe vjen në sasi të limituar.

Me të ardhurat e grumbulluara Dua do të ndihmojë familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme