Plaga që mori princesha Diana nuk do duhej t’ia merrte jetën asaj, thotë eksperti.
Patologu më i lartë i forenzikës në Mbretërinë e Bashkuar, argumenton se plaga që kishte marrë princesha Diana nuk duhet ta ketë vrarë atë, shkruan Page Six, transmeton lajmi.net.
Dr. Richard Shepherd, i cili hetoi vdekjen e Princeshës së Uellsit, thotë se plaga e saj “shumë e vogël” shkaktoi vdekjen e saj, sepse ishte në vendin e gabuar, e fshehur thellë në mushkëri.
“Lëndimi i saj është kaq i rrallë saqë në karrierën time nuk besoj se kam parë tjetër të tillë”, shkruan Shepherd në librin e ri, të botuar edhe në “The Daily Mail Sunday”.
“Vdekja e Dianës është një shembull klasik i mënyrës që ne e themi çdo ditë: nëse…”, vazhdon Shepherd “Në qoftë se ajo do të ishte ulur vetëm në një kënd pak më ndryshe.”
Plagët që mori nëna e dy fëmijëve më 1997 në një aksident me veturë në Paris ishte fatal.
Por, një gjë që mund ta kishte shpëtuar atë ishte plotësisht në kontrollin e saj, argumenton patologu.
“Sikurdo të kishte vënë një rrip sigurie. Sikur ajo të ishte e përmbajtur, ndoshta do të shfaqej në publik dy ditë më vonë me një sy të zi, ndoshta paksa pa frymë nga brinjët e thyer dhe me një krah të thyer, por jo e vdekur”, përfundon ai.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist