Dakota Johnson dhe Chris Martin në lidhje

08:38 | 13 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Chris Martin dhe Dakota Johnson prej kohësh po flitet se janë në lidhje, por se tani është konfirmuar, sipas Us Weekly.

“Dakota dhe Chris janë definitvisht në lidhje”, ka thënë një burim, transmeton portali arbresh.info

“Ata kanë arritur të njohin njëri-tjetrin mirë dhe janë shumë rehat bashkë. Chris i dërgon Dakotës muzikën për të marrë mendimin e saj. Është më shumë se sa një aferë”.

Ata madje kanë shkuar në Argjentinë dhe Izrael së bashku.

Kujtojmë se Chris Martin, frontmeni i grupit britanik Coldplay ishte i martuar me aktoren Gweneth Paltrow për 13 vite, por i dhanë fund lidhjes më 2016.

Paltrow tashmë është fejuar me aktorin Brad Falchuk./Arbresh.info/

Të ngjashme