Dua Lipa kishte veshur një palë sytjena dhe një fund të shkurtër të ngjashëm teksa u shfaq të enjten në skenë në vendlindjen e saj në Kosovë – nis shkrimi i revistës prestigjioze ‘DailyMail’.
Këngëtarja, 26-vjeçare, ka vënë në pah barkun e saj të sheshtë dhe këmbët e gjata në ansamblin e mahnitur rozë në festivalin Sunny Hill, që organizohet nga Dua dhe babai i saj, Dukagjini, 53-vjeçar, shkruan DailyMail.
Ajo dukej e mrekullueshme me fustanin dy-pjesësh të markës Valentino që e kombinoi me doreza të njëjta dhe çizme me taka.
Flokët e zeza në formë të valëzuar i kishte lëshuar gjersa dukjen e kompletoi me një grim të veçantë.
Ajo u sigurua të bënte një performancë shumë energjike duke prezantuar disa nga këngët e saj më të suksesshme për turmën.
Festivali, i cili filloi në vitin 2018, do të ketë edhe shfaqje nga AJ Tracey dhe Skepta në ditët në vijim.
View this post on Instagram
Në vitet e kaluara janë parë performanca nga Calvin Harris, Miley Cyrus dhe Martin Garrix së bashku me disa muzikantë shqiptarë, transmeton Telegrafi.
Ngjarja organizohet për të mbledhur para për Fondacionin Sunny Hill, në faqen e internetit të të cilit thuhet: “Ashtu si Dua, ne jemi të frymëzuar nga shoqëria jonë dhe mendojmë se ata që kanë shijuar suksesin duhet t’ua kalojnë mundësinë të tjerëve që të ndjekin hapat e tyre”.
View this post on Instagram
“Misioni ynë është i thjeshtë. Me njohuri për vendin tonë dhe me punë të palodhur, ne synojmë të jemi një dorë ndihmëse për pjesët më në nevojë të komunitetit tonë”.
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka