“Daily Mail” shkruan për performancën e Dua Lipës në Tiranë

14:56 | 29 Nëntor 2022
A. B.

Ajo mori nënshtetësinë shqiptare të dielën.

Artistja e famshme, Dua Lipa u duk mahnitëse e veshue me një kostum ngjyrë të kuqe, teksa performoi në Shqipëri për spektaklin e fundit të turneut të saj “Future Nostalgia”.

Ylli i popit magjepsi fansat e mbledhur në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, me aftësitë e saj vokale dhe lëvizjet energjike të kërcimit, derisa këndoi hitet e saj në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan tabloidi britanik DailyMail.

Dua tregoi fizikun e saj atraktiv me veshjen e prerë me iluzion vezullues ndërsa argëtonte turmën.

Superylli mori vëmendje me kostumin në formë korseje, e cila po ashtu mbante një palë doreza të kuqe të ngjashme.

Ajo ndërkohë kishte veshur një palë çizme të kuqe me taka që përputheshin në mënyrë perfekte me kostumin e saj.

Zeshkania kishte lënë flokët e lëshuara kaçurrele dhe zgjodhi rimelin e kuq të theksuar për të kompletuar pamjen.

Performanca e saj e fundit në turneun “Future Nostalgia” erdhi pasi Duas iu dha shtetësia shqiptare për rolin e saj në përhapjen e famës së shqiptarëve ndërkombëtarisht përmes muzikës së saj. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme