Daily Mail: Dua Lipa shfaqi talentin për muzikë qysh në kohën kur ishte në Kosovë

18:51 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

Ajo këtë vit bëri histori në ndarjen e çmimeve Brit Awards, por Dua Lipa kishte shfaqur talentin e saj që kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe, shkruhet në artikullin e Daily Mail.

Dua shfaqet një video që tregon këngëtarët e ri që marrin pjesë në një interpretim të këngës “No One” të Alicia Keys kur ajo ishte vetëm një nxënëse në Prishtinë, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.

Ylli pop ka lindur në Londër, por u kthye në Kosovë me prindërit e saj shqiptar kur ishte vetëm 11 vjeç.

Në disa video të sapo zbuluara, shohim një Dua me pamje të re duke kënduar një duet në gjuhën shqipe me miken e saj Diellza Dobroshi, e cila tani është një bloger modës në Paris.

Dua, i cila shihet e veshur me një palë xhins, merr qendrën e vëmendjes në performancën e saj solo të këngës ‘No One’ në shkollën private Mileniumi i Trete.

Pasi i bëri përshtypje të madhe audiencës me notat e saj të larta të zërit, ylli i popit shihet e lumtur pas përfundimit të performancës.

Ish-shokët e shkollës thonë se fituesja i dyfishtë britanik gjithmonë ka pasur ëndrra të mëdha, edhe kur ajo ishte vetëm një vjaz e re nga një vendi i vogël.

Dua mori pjesë në shkollën Mileniumi i Trete në Prishtinë që nga mosha 11 deri në moshën 15 vjeç, përpara se të kthehej në Londër për të ndjekur karrierën e saj të popit.

Para se të nënshkruante një marrëveshje muzikore, ajo postonte video në YouTube duke kënduar këngë të këngëtareve si Pink dhe Nelly Furtado, dhe më vonë ajo fillojë të punonte edhe si model.

Albumi i saj debutues u lansua në qershorin e kaluar duke marrë një numër të madhë koentesh, me të cilin arriti të marrë edhe vendin e parë me hitin ‘New Rules’.

Dua bëri historinë e Brit Awards duke u bërë artistja e parë femër që morri pesë nominime brenda një vit të vetëm.

Ajo fitoj çmimin për ‘Depërtimi më i mirë i vitit’ dhe ‘Artistja më e mirë femër’./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme