Këngëtarja Dafina Zeqiri së shpejti pritet të publikojë njërin nga projektet muzikore në kuadër të albumit “Dafinë Moj”.
Këtë herë, ajo ka bashkuar forcat me dy reperët e njohur të skenës shqiptare, Ledri Vulën dhe Lumi B.
Derisa po përgatitet për këngën e re, ajo në rrjetet sociale ka publikuar pamje se si do duket në klipin e ri.
https://www.instagram.com/p/CBv5LfSJCbX/
Për njërën prej dukjeve në klip, artistja Zeqiri ka zgjedhur një fustan të shkurtër të dizajnuar nga Drenusha Xhara.
Ndërkohë, edhe për këtë projekt 31-vjeçarja është shfaqur nën përkujdesjen e grimerit Arbër Bytyqi dhe stilistit të flokëve, Kaci Lleshit.
“Baby ti ama…”, ka shkruar ajo referuar një pjesë të këngës së re që do të titullohet “Aman”.
Gjatë karantinës, Dafina po ashtu publikoi edhe dy projekte në bashkëpunim me producentin Cricket: “Një herë në jetë” dhe “A je pendu”./telegrafi
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...