Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar është një ndër më të komentuarat në medit rozë.
Këngëtarja nuk komentohet vetëm për jetën e saj private por edhe për format e saja fizike dhe gjithashtu njihet për natyrën e saj pa komplekse.
E së fundmi ajo ka treguar për ndjekësit e vet çdo të metë të trupit të saj përtej asaj që shihet në foto.
Gjithashtu ajo tregon se duhet ta duam trupin tonë me gjithë të metat e tij.
“Unë kam celulit, variçe, madje gjeta një dje. Kam mësuar t’i dua njësoj siç dua strijat. E di që disa njerëz presin që VIP-at të jenë perfektë dhe të gjithë e dimë që Photoshop-i dhe dielli bëjnë magji. Flokët e mi i dua”, ka shkruar ajo.
Dafina nuk është ndalur vetëm me variçet, celulitin dhe strijat, por ka vazhduar edhe më tej.
“Kjo është ajo që ka rëndësi!
Të pasmet e mija të vogla? Po, i dua!
Duaje veten tënde edhe pse të tjerët të gjykojnë.
Hunda ime nuk është e drejtë. Kam një qafë të gjatë. Mendoj se kafsha ime shpirtërore është gjirafa.
Bëj çfarë të duash, kush është perfekt?
Ji vetja jote! Duaj çdo gjë që ka lidhje me veten tënde”, ka shkuar këngëtarja.
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë