Google ADS

Dafina Zeqiri shkëlqen pa grim dhe në veshje sportive

08:24 | 31 Mars 2022
A. B.

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri krahas angazhimeve profesionale mbetet aktive edhe në rrjetet sociale.

Në një foto që postoi së fundmi, ndryshe nga paraqitjet e tjera plot elegancë dhe stil, Dafina ka preferuar të shfaqet në veshje të gjerë dhe sportive teksa shihet edhe pa make-up, shkruan arbresh.info

Edhe paraqitja e radhës se këngëtares së shumë hiteve pranoi komente të shumta nga ana e kolegëve, miqve dhe fansave.

Ndërkaq, kujtojmë Dafina aktualisht po shijon suksesin e këngës “Dashni” të cilën e solli në bashkëpunim me këngëtarin Muma.

Projekti i dyshes po pritet mirë dhe deri tani ka grumbulluar mbi 9.2 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme