Dafina Zeqiri shkëlqen në paraqitjen e radhës

18:07 | 24 Mars 2022
L G

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri krahas angazhimeve profesionale mbetet aktive edhe në rrjetet sociale.

Krijuesja e hitit “ Llafe llafe” herë pas here realizon fotosesione të ndryshme të cilat i ndau me fansat e saj të shumtë në llogarinë e saj të Instagramit ku numëron mbi 1.7 milion ndjekës.

Edhe së fundmi, Dafina ka ardhur me disa imazhe në të cilat dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive.

E veshur me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të bardhë, xhaketë të zezë nga materiali i lëkurës, ndërsa shihet me makijazh të theksuar me detaje gurësh rreth syve.

“Trëndafil”, ka shkruar Dafina sipër fotografive në të cilat mori pëlqim dhe komente të shumta nga ana e fansave dhe miqve të saj./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme