Google ADS

Dafina Zeqiri shfaqet simpatike në imazhet e fundit

14:17 | 23 Tetor 2023
E.H

Ndër këngëtaret më të suksesshme të këtij viti, padyshim që është Dafina Zeqiri.

Nuk duan shumë kohë që këngët e saja të shndërrohen në hite të padiskutueshme e duke thyer rekord klikimesh, shkruan Arbresh.info.

Bukuroshja është mjaftë e dashur për publikun, teksa merr çdo vëmendje me paraqitjet që bënë.

Së fundmi, krijuesja e shumë hiteve ka publikuar disa imazhe në Instagram, ku shfaqet me shumë stil.

Nuk kanë munguar as komentet pozitive për artisten.

Ndërkohë,emri i Dafinës kohëve të fundit ishte bërë pjesë e mediave rozë pasi largoi nga Instagrami disa nga koleget/ët e saj.

Ndryshe, flitet se shumë shpejt do ti jap fund beqarisë, ani pse vet Dafina nuk e ka konfirmuar ende një lajm të tillë.

Tash e sa muaj, Dafina është në lidhje me biznesmenin Kreshnik Gjergjaj, pas ndarjes së bujshme nga Dj Geek./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme