Dafina Zeqiri realizon tatuazh të ri në vithe

09:29 | 13 Qershor 2020
Arbresh.info

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është shumë e përfolur për dukjen e saj dhe ndryshimet e vazhdueshme që bën në pamjen e jashtme.
Së fundmi, këngëtarja ka bërë një tjetër ndryshim të ri, duke shtuar edhe një tatuazh më shumë në trupin.
Ajo publikoi në orët e vona të së premtes disa imazhe, ku shihej e shtrirë tek artisti i tatuazheve, i cili po realizonte vizatimin e ri në trupin e saj.


Dafina ka vendosur që tatuazhin e radhës ta bëjë në pjesën e sipërme të këmbës së saj të majtë, përkatësisht në vithe.
Ajo nuk ka zbuluar tatazhin e plotë pas përfundimit apo edhe kuptimin e tij, duke preferuar ta mbajë për vete.

Ndërkohë, këngëtarja është e njohur për numrin e madh të tatuazheve që ka të realizuar në trupin e saj.

https://www.instagram.com/p/CAxhYyNh6JA/?utm_source=ig_embed

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme