Dafina Zeqiri publikon video duke vallëzuar nën ritmet e muzikës popullore

23:44 | 29 Tetor 2019
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, këtë kohë ka qenë në fokus të mediave rozë dhe mjaft e komentuar.

Së fundmi, Daffy në lloagrinë e saj personale në ‘Instagram’ ka publikuar një video interesante, ku shfaqet duke vallëzuar valle nën ritmin e muzikës popullore, shkruan portali arbresh.info

Nën ritmet e këngës “Oj Lulje”, Dafina duket mjaft elegante e veshur në të zeza dhe me një kapele në kokë.

https://www.instagram.com/p/B4N8VtmBCNT/

“A din me kërcye valle thoshin”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e videos.

Theksojmë se Dafina ka arritur të shndërrohet në një nga personazhet më me ndikim në showbizin shqiptar dhe mjaft e dashur për publikun. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme