Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është një nga personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale.
Ajo vetëm në rrjetin e popullarizuar Instagram, numëron 1.4 milion ndjekës, për të cilët nuk heziton të publikojë imazhe dhe video të ndryshme, shkruan portali arbresh.info
Daffy para pak kohësh ka bërë të ditur se do të vijë me një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me njërin prej producentëve më të suksesshëm shqiptarë, Cricket.
“Keqkuptime një mbas një… Por muzika është ajo që më ka ndihmuar të shprehem nga zemra… Vetëm përmes muzikës tregoj se si ndihem në thellësinë time” , ka shkruar ajo përkrah fotografisë që ka publikuar.
Dafina aktualisht është duke punuar në albumin e saj të ri dhe ditë më parë theksoi se këtë kohë është duke qëndruar më shumë në studion e saj muzikore. /arbresh.info/
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite