Dafina Zeqiri ngacmon imagjinatën në imazhet e reja

16:23 | 6 Shkurt 2022
A. B.

Dafina Zeqiri arrin që çdo herë të marrë vëmendje me secilën paraqitje që bën.

Në imazhet e fundit, Dafina shihet e veshur në një trupore me ngjyrë të zezë me disa pjesë të tejdukshme, shkruan portali arbresh.info

Dukjen plot stil, Dafina e përshtati me syze dielli dhe aksesor ari, ndërsa vuri në fokus linjat në disa poza ku shihej e shtrirë.

“Se dua, dhimbjen me ta kuptu dua”, ka shkruar Dafina.

Këngëtarja e njohur u komplimentua për dukjen e saj nga ana e fansave, ndërsa mori mijëra pëlqim brenda pak minutash.

Ndërkohë, kujtojmë që së fundmi Dafina lansoi videoklipin e këngës “Tdu-Duh” që është një bashkëpunim me partnerin e saj, DJ Geek. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme