Dafina Zeqiri ndryshon sërish stilin e flokëve, nuk do ta njihni

17:22 | 19 Mars 2019
A. B.

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri është një prej këngëtareve më të pëlqyera të tregut muzikor vendor.

Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj, shkruan portali arbresh.info.

Së fundi Daffy ka postuar një foto në Instastory ku i ka njoftuar ndjekësit e saj të shumtë se ka ndërruar sërish stilin e flokëve, ajo vjen me flokë shumë të shkurtëra dhe ngjyrë natyrale gështenje.

“Flokë të shkurtëra gjithmonë”, ka shkruar Zeqiri në InstaStory.

Ndryshe, Dafina po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit “A e man n’men”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme