Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.
Njoftimin e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me fansat në llogarinë e saj personale, Instagram, shkruan portali arbresh.info
Daffy, ka ndarë me ndjekësit një fotografi të shkrepur nga përgatitjet e klipit të ri dhe duket krejtësisht ndryshe.
Me flokë të kapura lart dhe me veshje kuq e zi, Dafina kishte bërë një grim më të rëndë ndërsa në sy bie gjesti i saj i pahijshëm ku ka treguar gishtin e mesit.
“Dashnia nuk mjafton”- ka shkruar Dafina në përshkrimin e kësaj fotografie.
Duffye këtë vit është rikthyer fuqishëm në skenë, e cila solli projekte të shumta dhe mbajti një numër të madh të koncerteve në mbarë trojeve shqiptare. / arbresh.info/
Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen
Alexander-Arnold i përgjigjet raportimeve se po synon blerje...
Votimi për presidencialet e nëntorit/ SHBA, hapen zyrtarisht...
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent