Dafina Zeqiri me ndryshim drastik, rruan një pjesë të flokëve të saj

19:00 | 5 Prill 2018
Arbresh.info

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo i është nënshtruar ndryshimeve të shumta në pamje, të cilat gjithnjë janë pritur mirë nga fansat e saj.

Së fundmi, këngëtarja Zeqiri ka vendosur të bëjë sërish një ndryshim, kësaj radhe në flokët e saj

 Ajo ka rruar tërësisht gjysmën e flokëve të saj, ndërsa ka lënë ashtu siç ishin ato në pjesën e sipërme.

Nuk dihet nëse këtë ndryshim, Dafina e ka bërë për ndonjë projekt të ri të sajin, megjithatë duket se ka guxuar mjaft shumë.

Projekti i saj i fundit mbetet kënga “Ti s’e din”, gjersa pritet që së shpejti të nisë punën për projektin pasues. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme