Këngëtarja e mirënjohur dhe e shumë hiteve, Dafina Zeqiri, duket se nuk ka pasion vetëm këndimin. Ajo përmes një video të postuar në “Instagram” nga bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji shihet duke larë veturën, të cilën ia kishte bërë dhuratë atij për ditëlindje.
Sipër videos, Kreshniku ka shkruar “Zanati i ri”, raporton Arbresh.info.
Të kujtojmë se Dafina ka kurorëzuar me martesë lidhjen e saj me Kreshnik Gjergjin. Në një ceremoni private, këngëtarja dhe partneri i saj i kanë thënë ‘Po’ njëri-tjetrit natën e 13 shtatorit.
Ndërsa ditë më parë, Dafina organizoi mbrëmjen e beqarisë dhe shumë shpejt do mbahet ceremonia madhështore e dasmës saj dhe Kreshnik Gjergjit.
Po ashtu, një ditë më parë, Dafina publikoi projektin e ri të titulluar ‘Ta dish’ ku temë kryesorë është ndarja, ndërsa bashkëshorti i saj Kreshniku ka reaguar me një postim./Arbresh.info/
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në ...
Kina thotë se SHBA-ja po “luan me zjarrin”, për shkak të mbë...
Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjerm...
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...