Këngëtarja Dafina Zeqiri është duke ndjekur ëndrrën e saj më të madhe, atë të realizimit të një karriere muzikore jashtë kufijve.
“Four Sesons” dhe “Told Ya” mbajnë titullin dy projektet e saj në anglisht, të cilat janë pritur mirë nga publiku dhe kanë marrë vlerësimin e duhur.
Dafina Zeqiri po shijon ëndrrën e saj në New York.
Ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë në treg edhe një album të shkurtër me gjashtë këngë, titulli i të cilit është “King”.
Ndryshe, Dafina ka filluar të aktivizohet edhe me mbrëmje muzikore, në të cilat do të promovojë edhe më shumë projektet e saj të reja.
Koncerti i saj i radhës do të jetë në New York, dhe do të mbahet më datën 9 nëntor.
Në posterin e koncertit të publikuar edhe në rrjetet sociale, është shfaqur edhe çmimi i biletës, i cili varion nga 12 deri në 15 dollarë.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...