Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri , ka reaguar së fundmi publikisht ndaj intervistës së dhënë nga Sara Hoxha.
Kjo e fundit në “S’e luan Topi” ishte pyetur nga gazetarja për raportin e sa me Dafinën, duke qenë se këngëtarja është ish-e dashura e burrit të saj, reperit Ledri Vula.
“Nga gjithë këto zhurma që bëhen që gjërat transmetohen me idenë që të bëjnë sa më shumë klikime, sa më shumë bujë. Unë nuk kam dashur të flas për këtë temë, por kam qenë shumë okay me Dafinën apo gjithë ish të dashurat e Ledrit. I kam takuar apo nuk i kam takuar, unë nuk kam aty pse të bëhem xheloze apo të mbaj mëri”, tha Sara, shkruan telegrafi.
“Unë kam ndenjur edhe me Dafinën dhe ajo është sjellë aq mirë me mua saqë më ka bërë edhe mua të ndihem me të vërtetë mirë. Nuk e di çfarë ndodhi, vërtetë që nuk e di. Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë. Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një post i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë. Vërtetë që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë. Ne kemi qenë, jo shoqe, por shumë të afërta. Madje edhe shumë më të afërta seç duhej. Madje shpesh mendoja se ajo është shumë e mirë dhe ti nuk ke se si sillesh ndryshe kur ajo sillet shumë mire”, u shpreh më tej partnerja e Ledrit.
View this post on Instagram
Por kjo mesa e ka inatosur Dafinën, e cila ka reaguar me një status në rrjetin social Threads, ku shkroi: “Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe ‘burrin’ tënde. Ndalo së përmendi emrin tim, sa e vështirë mund të jetë? Ti je kaq obsesive, relaksohu”, ka shkruar Dafina në Threads.
Ndërsa lidhur me reagimet në fjalë, nuk ka pasur ende një deklarim nga vet Ledri lidhur me çështjen në fjalë.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League