Këngëtarja Dafina Zeqiri ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut për raportet me një pjesë të artistëve shqiptarë.
Ajo gjatë vitit të kaluar hoqi nga lista e ndjekësve disa këngëtarë, me të cilët thuhej se kishte raporte shumë të mira.
Kështu ndodhi edhe me rap-artisten Ya Nina, që në maj të vitit të kaluar solli bashkëpunimin “Nasty x See Me”.
Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe asokohe Ya Nina u vlerësua tejet shumë për mënyrën se si u shfaq në skenë.
Sidoqoftë, ky projekt tanimë në YouTube ka vulën vetëm të Dafina Zeqirit.
Ajo shihet se ka fshirë Ya Ninën dhe se nuk ka dhënë ndonjë arsye për këtë.
Pritet të shihet nëse do të ketë një reagim nga vet artistja në lidhje me këtë, ndonëse Ya Nina po vazhdon me projekte të tjera. /Telegrafi/
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...