Google ADS

Dafina Zeqiri dhe Noizy, dyshja shumë të afërt në klip

13:55 | 21 Tetor 2018
Arbresh.info
Dafina Zeqiri dhe Noizy ka ditë që kanë paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Dafina dhe Noizy sapo kanë publikuar duetin “A don Love?”, të shoqëruar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.

Tekstin e këngës e kanë shkruar vetë Noizy dhe Dafina, kurse për muzikën dhe videon është përkujdesur Bled Beats.

Në videoklip, dyshja shfaqen shumë të afërt, duke lënë anash mosmarrëveshjet që kanë pasur në të kaluarën, kur Noizy e shau Dafinën në këngë.

Më poshtë mund ta dëgjoni “A don Love?” nga Dafina dhe Noizy. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme