Ashtu siç kishte paralajmëruar, Dafina Zeqiri dhe Afrim Muçiqi, kanë prezantuar sot (e enjte) projektin e ri muzikor.
“Unë të du” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.
Dyshja e famshme e estradës rikthejnë një projekt të vjetër, që njëherësh kanë bërë edhe interpretim të mahnitshëm.
Teksti është shkruar nga Hivzi Krasniqi me muzikë të realizuar nga Afrim Macula.
Në klarintet shfaqet Sinan Kajtazi, i cili njëherësh është edhe drejtor i Baletit të Kosovës.
Istrumentali u bë nga Rzon Music me video nga Smartmotion.
Kjo është kënga e dytë e Dafinës nga albumi i saj i ri “The Absolute vol.1”, që do të lansohet i plotë në janar. /Telegrafi/
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...