Google ADS

Dafina Zeqiri bën lëvizje provokative nën ritmet e këngës “A je pendu”

12:24 | 7 Maj 2020
A. B.

Këngëtarja Dafina Zeqiri tashmë po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj, për shkak të pandemisë coronavirus.

Duke qenë e izoluar në vendin e saj, në të cilën ndodhet edhe një studio muzikore, i ka ndihmuar këngëtares që të fokusohet më shumë në realizimin e albumit të ri, shkruan portali arbresh.info

Mëngjesin e sotëm, ajo publikoi një video, ku shfaqet duke vallëzuar nën ritmet e “A je pendu”, ndërsa ftoi fansat t’i bashkohen kësaj ‘sfide’.

“Hej njerëz, sfida “A je pndu” ka filluar, më ndiqni mua dhe bëni lëvizjet tuaja më të mira me “A je pendu”, do t’i postoj videot më të mira”, shkroi Dafina.

Kënga e fundit e Dafinës titullohet “A je pendu” dhe ka rezultuar të jetë mjaft i pëlqyer nga publiku. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme