Dafina rrëfen për “NR Magazine” se kush është inspirimi i saj

14:49 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka kohë që karrierën e saj është duke e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Amerikë Daffy tashmë është duke bashkëpunuar me shumë yje të famshme botërore, transmeton gazeta express.

Daffy së fundmi për jetën e saj e karrierën ka folur gjatë një interviste të realizuar për revistën “NR Magazine”.

Këngëtarja e njohur ndër të tjera ka treguar se nëna për të është inspirimi më i madh.

“Është e pabesueshme sa e fortë është ajo. Forca dhe fuqia e saj më kanë frymëzuar më shumë. Duke u rritur, mamaja ime ishte frymëzimi im më i madh. Ajo na ngriti të pavarur”, kishte rrëfyer Daffy.

Ndërkohë, jashtë familjes artistet që e kanë frymëzuar Dafinën janë Destiny’s Child, Lauryn Hill, TLC e “Spice Girls”.

Kujtojmë se “Told Ya”, është projekti i fundit nga Daffy, këngë kjo mjaft e pëlqyer nga fansat e me klikime të shumta në “Youtube”./gazetaexpress/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme