Dafina publikon kopertinën e ‘Dafinë moj’

13:21 | 17 Gusht 2021
Arbresh.info

Artistja shqiptare, Dafina Zeqiri ka ndarë me fansat e saj kopertinën e albumit të saj ‘Dafinë Moj’.

Ajo, ka kohë që është duke punuar në albumin e saj, të cilen ia dedikon nënës së saj, Melihate Zeqirit.

Këngët që po publikohen herë pas here janë pjesë e albumit ‘Dafinë moj’

Dafina, aktualisht është nëpër mbrëmjet muzikore që po organizohen këtë verë.

Kujtojmë që pak ditë më parë ajo solli ‘’llafe,llafe’’, në bashkëpunim me reperin Lyrical Son. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme