Artistja e njohur, Dafina Zeqiri, në fillim të këtij muaji lansoi të gjitha këngët e albumit të ri “Dafinë Moj”.
Derisa projektet gjenden në platformën YouTube në versionin audio, këngëtarja duket se së shpejti do t’i kompletojë edhe nga ana vizuale.
View this post on Instagram
Ajo njofton se njërin prej tyre tashmë ka nisur dhe se së shpejti pritet të publikohet i plotë.
Bëhet fjalë për bashkëpunimin me reperin MC Kresha, projekti i të cilëve titullohet “Vet e lype”.
E njëjta ka shpërndarë disa fotografi përkrah artistit që janë pjesë e videoklipit të ri.
“Zemër vete e lype në bashkëpunim me MC Kreshën duke u ngarkuar”, kanë qenë fjalët përkrah postimit.
Megjithatë, akoma nuk është bërë e ditur ndonjë datë e saktë e plasimit në treg.
Në tërësi, “Dafinë Moj” po mirëpritet dhe ka marrë reagime mjaft pozitive nga publiku e fansat.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...