Dafina i reagon Ledrit pas deklaratës së tij lidhur me fjalorin e repereve femra në estradë

18:45 | 16 Prill 2019
A. B.

Deklarata e reperit të njohur shqiptar, Ledri Vula është përfolur tej mase nga mediat rozë.

Në një intervistë Ledri u shpreh se femrat nuk dinë të këndojnë aq mirë rap sa meshkujt, shkruan portali arbresh.info

Kjo deklaratë është komentuar shumë edhe në media, dhe njëra ndër to ka reaguar edhe  këngëtarja e njohur përndryshe ish e dashura Dafina Zeqiri.

“Mua po më vjen mirë që po ka femra repere që nuk shfajësohen, se ka pas një mungesë shumë të madhe. Jena mësu me dëgju muzikë anglisht ku gjithmonë ka pas hip/rep, femra/meshkuj. Po te na? Jo. Jena kon shumë pak veta, t’flas për veti që e kemi bërë dhe e dëgjojmë për qejf”, tha Dafina Zeqiri duke lënë një porosi për të gjitha reperet shqiptare që të mos konkurrojnë me njëra-tjetrën se konkurenca është e madhe dhe se u duhet mbështetja e njëra-tjetrës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme