Dafina dhe Geek drejt martesës? Detaji që shtoi dyshimet

21:40 | 9 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Dafina dhe Dj Geek janë duke treguar se janë shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Ata janë gjatë gjithë kohës bashkë pasi, përveç jetës sentimentale, janë mjaft të lidhur dhe sa i përket punës dhe projekteve të reja.

Mirëpo, një detaj që është vënë re së fundmi ka shtuar dyshimet se dyshja e famshme janë duke u martuar.

Kjo pasi Dafina ka postuar një fotografi ku shihet bashkë me Dj Geek ndërsa ka shkruar: “I dashur bashkëshorti im i ardhshëm, je më i miri. Të dua”.

Çifti kishin ndarjen e parë në vitin 2020.

Mirëpo nuk ju zgjati shumë pasi dyshja u bënë bashkë prapë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme