Daffy i shkurton flokët prapë, duket më elegante se kurrë

19:51 | 10 Dhjetor 2019
A. B.

Këngëtarja e njohur e estradës shqiptare, Dafina Zeqiri, pati një vit mjaft të suksesshëm me plot projekte muzikore.

Ajo vazhdon të jetë në top formë dhe shumë e kërkuar, përkundër se numëron vite të shumta në skenën tone, shkruan portali arbresh.info

Së fundmi, Daffy ka publikuar në rrjetin social Instagram disa imazhe, ku shfaqet mjaft atraktive dhe elegante veshur me një kostum të zi.

Gjithashtu në këto foto vërehet se këngëtarja i ka shkurtuar sërish flokët e saj, me të cilat po duket tejet e bukur.

Kujtojmë se kënga, “Ring Ring” mbetet projekti i fundit i saj i lansuar në fund të muajit tetor në bashkëpunim me Varrosin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme