Cyrus: Nuk e pranoj një krim që se kam bërë

12:09 | 23 Gusht 2019
Arbresh.info

Miley Cyrus gjatë fillimit të këtij muaji ka qëndruar në Prishtinë, ku ka performuar në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.

Pas largimit për në SHBA, këngëtarja u bë temë e mediave botërore edhe më shumë shkaku i ndarjes nga i fejuari Liam Hemsworth.

Këngëtarja u akuzua për tradhti ndaj të dashurit gjersa u fotografua duke u puthur me një vajzë gjatë pushimeve verore kurse së fundi ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

“Unë mund të pranoj që jeta që kam zgjedhur do të thotë se duhet të jetoj plotësisht e hapur dhe transparente me fansat e mi që i dua, dhe publikun, 100% të kohës. Ajo çfarë nuk mund të pranoj është kur thuhet se po gënjej për të fshehur një krim që nuk e kam bërë. Nuk kam asgjë për të fshehur”, shkroi fillimisht 27-vjeçarja.

“Mund të pranoj shumë gjëra, por nuk pranoj të pranoj se martesa ime mbaroi për shkak të tradhtisë. Unë dhe Liam kemi qenë së bashku për një dekadë. Unë e kam thënë më parë dhe mbetet e vërtetë, e dua Liamin dhe gjithmonë do e dua”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Cyrus pritet që pas pushimeve ekzotike të vazhdojë me koncerte anembanë planetit të tokës.

https://www.instagram.com/p/B1eoBCBHGjO/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme