Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, është duke u përballur me virusin COVID-19.
Ai është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe aktualisht ndodhet në repartin e pulmologjisë, shkruan portali arbresh.info
Me anë të postimit të fundit, Lajçi tregoi për ndjekësit se çfarë konsumojnë në darkë, e që shujta e tyre përmbante: një ve të zier, një copë djathë, jogurt dhe bukë.
Në atë postim, Çun Lajçi tha se këta ushqim është pak për pacientët, por edhe kjo pjesë pothuajse e gjitha hudhet në bërllok.
“Ora 17
Repariti i Pulmologjisë
*Darka*
Por edhe bekimi im:
– Mirë asht, mos u ankoni, veç lutuni: Shtoje Zot edhe nji kokërr ve, n’orën 22, se nata bahet e gjatë!
Nana e Azem Galicës kishte me thanë: Krejt Çetën Azemi e kishte kalua me ket darkë!
P.S
Binduni, se bukë ma shumë se në QKUK, kund nuk gjuhet!
E pra asht pak, por edhe kjo pak gjuhet n’kanta bërllogu!
Pse?
Spital, 18.05.2021″, shkruan ai. /arbresh.info/
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez