Cristiano Ronaldo më i dashuruar se kurrë, shijon pushimet me Georginan

13:26 | 22 Maj 2018
Arbresh.info

Ata janë bërë prindër të një vajzë para gjashtë muajsh pas vetëm një viti së bashku dhe e kanë quajtur, Alana Martina.

Legjenda e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez duken tashmë si nj֛ë çift i vërtetë, në pushimet e tyre në Ibiza, përcjell arbresh.info.

Sportisti i famshëm 33 vjeçar dhe e dashura e tij 24 vjeçare duken të mahnitshëm në veshje të plazhit derisa ata i shoqëron edhe djali i madh i futbollistit, Cristiano Jnr, shtatë vjeçar.

Të tre së bashku argëtohen shumë me njëri-tjetrin ndërkohë që Georgina e cila po mban edhe unazë diamanti në gishtin e saj është mbuluar me puthje nga i dashuri i saj futbollist./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme