Pasi ka marrë disa ditë pushim nga futbolli, Cristiano Ronaldo, ka vendosur ti përkushtohet modelingut.
Ylli i Real Madridit ka hapur dyert e shtëpisë e tij për fushatën e të brendshmeve, imazh i së cilës ai është.
33-vjeçari ka ekspozuar fizikun e tij të skalitur në setin e fotografive për SS18 CR7.
Në lidhje me koleksionin e ri, Ronaldo theksoi: “Të brendshmet janë themeli i çdo veshje, prandaj është e rëndësishme të vishni cilësinë, stilet që ju bëjnë të ndjeheni mirë. Meqë veshja e brendshme është aq personale, kam dashur të sjell një element më personal në fushatë, që më tregon ndryshe në shtëpi!”.
Futbollisti ka ekspozuar koleksionin e ri Pranverë / Verë, e cila sjell një Ronaldo të “mbyllur” brenda mureve të shtëpisë.
Duke vijuar komentin mbi dizajnet e reja, Ronaldo tha: ‘Unë zgjedh stilet e ndryshme të CR7 Styles në varësi të asaj se si ndihem çdo mëngjes, kështu që me çdo koleksion më pëlqejnë dizajnet, modelet dhe ngjyrat e kundërta për të siguruar që ka një mundësi për çdo rast ./TCH/
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...