Cristiano Ronaldo ‘harron’ botërorin, shijon pushimet me të dashurën

16:49 | 22 Maj 2018
Arbresh.info

Para gjashtë muajve ata u bënë prindër të një vajze pas vetëm një viti së bashku.

Ylli i futbollit dhe dashura e tij Georgina Rodriguez kanë shijuar pushimet së bashku në Ibiza gjatë kësaj jave, shkruan arbresh.info.

Fubollisti 33 vjeçar dhe e dashura e tij 24 vjeçe kanë treguar trupat e tyre të formësuar derisa janë fotografuar në përqafim të njëri tjetrit.

Së bashku me ta ishte edhe djali shtatë vjeçar i Ronaldos, Cristiano Jnr.

Georgina dukej në formë të jashtëzakonshme duke rikthyer linjat menjëherë pas lindje së fëmijës së parë për të.

Çifti i njohur për herë të parë u fotografuan së bashku në nëntor të vitit 2016 ndërsa romanca e tyre u forcua edhe më shumë me ardhjen e vajzës Alana një vit më vonë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme