Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo është baba i tre fëmijëve, ka dy binjakë: Mateon dhe Cristiano Ronaldo Junior, dhe vajzën Eva Maria.
Brenda pak muajve ai pritet të bëhet baba për herë të katërt.
E dashura e tij Georgina Rodriguez do të lindë pas dy muajve, gjersa është bërë e ditur se gjinia e foshnjës është vajzë.
Por nuk është ky detaji i vetëm që është zbuluar për fansat e dyshes, ngase Cristiano së fundmi bëri të ditur edhe emrin që çifti kanë vendosur për vajzën e tyre.
Në një lidhje direkte me 113 milionë ndjekësit e tij në llogarinë personale në Instagram, portugezi konfirmoi se emri i vajzës së tij të dytë do të jetë Alana Martina.
Cristiano Ronaldo bëri të ditur se ai dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez kanë vendosur ta pagëzojnë vajzën e tyre me emrin Alania Martina.
Emri Alana Martina vjen si bashkim i dy emrave që dyshja kanë propozuar së bashku, Alana – ishte dëshira e Cristiano Ronaldos, ndërsa Georgina propozoi emrin Martina, dhe bashkim i tyre solli vendimin final.
Pranë tij ndodhej edhe e dashura Georginia, e cila konfirmoi gjithashtu se çifti në fjalë kanë vendosur këtë emër për të voglën e tyre që pritet të vijë në jetë.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...