Ndoshta disa prej jush nuk i mbajnë mend, kurse të tjerë mund të mos kenë parë një të tillë në jetën e tyre, por përpara se telenovelat dhe serialet turke të pushtonin televizionet shqiptare, teleshikuesit shqiptarë ‘’linin kokën’’ për prodhimet latine: ku vendin kryesor e zinin telenovelat meksikane. Një realitet krejt ndryshe dhe mijëra kilometra larg nga i yni, e megjithatë të gjithë gozhdoheshim para ekranit të vogël për të ndjekur historitë e tyre të dashurisë, tradhtitë dhe intrigat.
Megjithatë nuk ka rëndësi nëse nuk mbani mend titujt, jemi shumë të bindur që William Levy-n dhe Elizabeth Gutierrez zor t’i keni harruar. Dy aktorët e njohur, protagonistë në disa prej telenovelave kryesore, i bashkon jo vetëm pasioni për aktrimin dhe fama, por edhe dashuria e familja e tyre e bukur.
Megjithatë prej disa javësh në media ka qarkulluar lajmi se William Levy dhe Elizabeth i kanë dhanë fund historisë së tyre të dashurisë, pasi nuk shfaqeshin më së bashku në evente të rëndësishme apo edhe në festat familjare. Por me sa duket këto fjalë do të mbeten të kuadër të thashethemeve.
Vetëm pak orë më parë, Elizabeth ka postuar një foto në Instagramin ku shfaqet pranë bashkëshortit të saj dhe disa miqve të tyre. “Na mungon Lala Land dhe na mungoni ju djema”, shkruan ajo, duke na bërë të kuptojmë se ata nuk janë ndarë.
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...