Ç’po ndodh mes Özcan Deniz dhe partneres 20 vite më të re

07:11 | 24 Mars 2019
Arbresh.info

“Në çdo moment, unë do jem aty për ty. Do të të qëndroj pranë deri në frymën time të fundit. Do të të mësoj të duash kafshët dhe natyrën, të duash dijen dhe artin dhe çdo gjë të bukur të jetës.

Do mundohem të të mësoj sa më shumë. Kjo është lutja ime e vetme për ty.”- do të shkruante para disa muajsh, Özcan Deniz për djalin e porsalindur Kuzey, duke u zotuar gjithashtu se do ta donte mamanë e tij deri sa vdekja t’i ndante.

Por ndërkohë që ai shijon eksperiencën e mrekullueshme si baba, gjërat në çift nuk po shkojnë edhe aq mirë. Aktori i serialit “Nusja nga Stambolli” Ozcan Deniz, është përfolur shpesh muajt e fundit përsa i përket marrëdhënies me bashkëshorten e tij. Problemet e çiftit nisën disa muaj më parë, kur Feyza e tejkaloi limitin e shpenzimeve, gjë për të cilën Ozcan ka treguar se është përpjekur mjaft herë të krijojë një “kompromis” të përshtatshëm për të dy. Megjithatë, situata ekonomike në familjen e aktorit, nuk u përmirësuar as pas ardhjes në jetë të djalit të tyre. Kjo, jo për faktin sepse shpenzimet u shtuan me ardhjen e fëmijës, por për faktin se Feyza gjithsesi vazhdonte shpenzonte për çfarëdolloj gjëje që dëshironte.

Megjithatë, zërat e shumtë për divorc, janë hedhur poshtë nga vetë çifti. Feyza madje është jashtmase e mërzitur që këto lajme kanë mbushur portalet. E vetmja arsye përse ata nuk janë parë shpesh bashkë, është fakti që Ozcan ka qenë shumë i zënë me punë. Duke qenë se Feyza nuk ka shumë miq afërt zonës ku jetojnë, në një farë mënyre ajo është “detyruar” të qëndrojë vetëm në shtëpi. Kështu që, deri sa Ozcan të lirohet nga angazhimet profesionale, mos prisni t’i shihni së shpejti nëpër rrugë si një çift i lumtur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme