Conchita anulon koncertin në Britani, u refuzohet viza 3 anëtarëve të bendit

02:04 | 13 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Conchita Wurst, e cila fitoi famë mbarëbotërore pasi fitoi konkursin e këngës në Eurovizion 2014, ka anuluar pjesëmarrjen e planifikuar në në Festivalin Ndërkombëtar të Edinburgut, pasi Britania u ka refuzuar vizat tre anëtarëve të bendit të saj.

Të tre personave që u është refuzuar viza janë me origjinë nga Siria, transmeton portali arbresh.info

Në një postim në rrjetin social Facebook, këngëtari autriak ka shkruar se nuk e ka të qartë pse u është refuzuar viza anëtarëve të bendit.

Të vetmin arsyetim që e kanë marrë nga Britania është se ‘atyre u mohohet hyrja në vend’.

Grupi që aktualisht performon në Vienë, u themelua në shkurt të vitit të kaluar nga Amjad Khaboura, Noor Eli Khoury dhe Almonther Alshoufi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme