Pasditen e sotme, kantautori i mirënjohur italian Riccardo Cocciante ka mbërritur në Tiranë si i ftuar special në mbrëmjen e së enjtes, në Festivalin e Këngës, në RTSH.
Menjëherë pas mbërritjes në aeroport, Cocciante i është përgjigjur pyetjeve të gazetares, Mira Tuci.
Përveç të tjerave, kantautori ka shprehur dëshirën e tij të madhe për të sjellë në Tiranë edhe shfaqjen e njohur, “Notre Dame de Paris”, ku roli kryesor i është besuar këngëtares shqiptare Elhaida Dani.
E pyetur nga gazetarja nëse misioni i muzikës së tij është hapja e portave të lirisë siç ka ndodhur me ne shqiptarët, Cocciante shprehet: “Po, edhe këtë e kam mësuar herën e fundit që kam ardhur në Shqipëri, lidhjen tuaj me muzikën dhe lirinë sepse muzika ka edhe këtë rol. Rolin për të çliruar shpirtrat, mbi të gjitha nuk është gjithmonë dashuri ajo që themi përmes muzikes, por ka gjithnjë një sfond edhe social që ekziston. Pra roli i artistit është të shprehesh mbi të gjitha palët dhe kjo besoj se është liria jonë dhe shpresoj që kështu kemi ndihmuar lirinë tuaj”. / Blitz.al
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë