Lajmi që Era Istrefi do të jetë pjesë e këngës zyrtare të Botërorit në futboll Rusia 2018 është dhënë edhe në mediat serbe.
Gazeta Blic e quan kontroverse këngëtaren nga Prishtina duke thënë se ajo ka kënduar gjysmë e zhveshur në objektin e Kishës Ortodokse të Serbisë duke aluduar në një spot të saj të publikuar vite më parë.
“Ajo synon me anë të paraqitjeve provokative të tërheq vëmendjen ndërkohë që para 4 vitesh është akuzuar për shkak të spotit kontraves të këngës „E denin“ në të cilin gjysmë e zhveshur vallëzon në tempullin e kishës Krishti Shpëtimtar në Prishtinë.
FIFA do ta prezantojë himnin e Botërorit 2018 më 25 maj.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...