Shqiptarët në një mënyrë apo tjetrën kanë arritur edhe deri në Hollywood.
Këtë herë do të jetë roli i një shqiptari që aktori i njohur Jean Claude Van Damme që do të luajë në filmin e tij të fundit.
Filmi quhet “Kill’em all” dhe tregon historinë e një shqiptari të cilit kur ishte 11 vjeç i vranë babanë.
Rritet në emigrim dhe kur kthehet, kërkon hakmarrje për babanë e tij gazetar, të cilin e kishin vrarë serbët gjatë luftës për disa shkrime të botuara.
Pasi kalojnë shumë vite, shqiptari Filip Shala arrin të futet në bandën serbe vetëm e vetëm që të jetë sa më afër vrasësve të babait të tij.
Pasi e lokalizon vrasësin, i cili tani ishte një udhëheqës i mafias, ai ndeshet me të dhe grupin e tij duke i vrarë të gjithë. Ky udhëheqës i mafias më herët kishte qenë ministër serb, i cili kishte ushtruar dhunë mbi njerëzit që nuk e donin”, pohon regjisori. Një ndër viktimat ka qenë edhe babai i djaloshit shqiptar Filip Shala, rolin e të cilit e luan Jean Claude Van Damme.
Gjatë filmit, në momentin kur koha kthehet disa vite pas dhe shqiptari paraqitet siç ka qenë fëmijë, teksa largohet nga nëna e tij, ai thërret disa herë në gjuhën shqipe fjalën: ‘nanë’
Filmi “Kill ’em All”, pritet të dalë më 6 qershor premierë nga regjisori shqiptar Pjetër Malota. /inTv
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...