Tre amerikanët që parandaluan sulmin terrorist me shpejtësi të lartë afër kufirit Belgjikë-Francë do të luajnë veten në një film rreth incidentit.
Anthony Sadler, Alek Skarlatos dhe Spencer Stone do të luajnë në filmin e titulluar “The 15:17 to Paris”, që do të xhirohet nga aktori dhe regjisori i njohur Clint Eastëood, transmeton portali arbresh.info
Filmi do të bazohet në librin me të njejtin titull të cilët protagonistët e shkruan në lidhje me incidentin.
Në gusht të vitit 2015, një person me origjinë marokiene, i indentifikuar si Ayoub el-Khazani hapi zjarr brenda një treni që udhëtonte nga Amsterdami në Paris nëpërmjet Brukselit.
Sadler, Skarlatos dhe Stone e mposhtën xhihadin e dyshuar pasi ai doli nga banjo e pasagjerve dhe arritën që të parandalojnë sulmin terrorist./Arbresh.info
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit