Google ADS

Çka po sjellin 2po2 dhe Unikkatil

12:17 | 29 Janar 2019
Arbresh.info

2po2 po qëndron në Amerikë, ku edhe u takua me reperin e njohur Unikkatil.

2po2 ka ndarë me ndjekësit një fotografi në rrjete sociale, në të cilën shfaqet pranë Unikkatilit.

Dyshja pranuan shumë komente nga ana e ndjekësve, të cilët i vlerësonin si dy artistët më të mirë shqiptarë.

Se a fshihet diçka pas kësaj fotografie, apo ishte vetëm një takim miqësor, mbetet të shihet ditëve në vijim.

Megjithatë, fansat e tyre do të dëshironin t’i shihnin në një duet këta dy artistë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme