Ajo është njëra ndër këngëtaret më të njohura në skenën muzikore dhe ndër më të përfolurat në mediet rozë.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri e cila kohë më parë publikoi projektin e saj më të ri ‘Four Season’, transmeton Gazeta Express.
Kjo këngë është pëlqyer shumë nga të gjithë fansat e saj të cilët vazhdimisht e mbështesin atë.
Dafina përveç muzikës që bën, ajo gjithmonë është përfolur edhe për stilin e saj e ndryshimet që ka pasur që nga fillimi i karrierës e deri më sot.
Ajo së fundmi në profilin e saj në Instastory ka postuar një video ku duket pa grim.
Por ajo që bie në sy janë flokët e saj të parregulluar që aspak nuk shihen në gjendje të mirë.
Ajo madje i ka thënë vetës se me këto të shprishura duket si arushë.
Kjo tregon se ajo nuk mund të rri pa rregulluar flokët e saj.
Më pas Daffy ka postuar një imazh tjetër ku flokët e saj shihen më bukur pasi që i ka rregulluar.
Daffy me stilin e saj të veçantë nuk la provë pa bërë në dukjen e saj, gjithmonë keni mundësi ta shihni më ndryshe në projektet e saj.
Dafina tani ka flokët më të shkurtra e me ngjyrë të zezë.
Por më parë Daffy ka pasur edhe flokët të lyera me ngjyrë të bardhë dhe shumë ngjyra të tjera.
Kujtojmë se këngëtarja e njohur në fillim të karrierës së saj, erdhi fuqishëm në skenën muzikore si një këngëtare shumë e ëmbël e cila arriti të fitojë zemrat e shumë fansave.
Ajo tani është duke punuar dhe jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dafina gjithashtu gjatë karrierës së saj ka qenë shumë e përfolur për shkak të jetës private.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...